Çifti shqiptar i modelingut sjell linjën e veshjeve “Beyonce”

Shenjat e para drejt modelingut botëror dhe rrugës për në “Hollywood” i dhanë dyshja Kujta dhe Meri Berisha. Fustani i realizuar prej tyre, krejt papritur u shfaq i në profilin e Instagramit të Beyonce. Aq i pabesueshëm na u duk ky moment, sa filluam të dyshonim nëse realisht diva që e kishte veshur apo jo. Kritika e mirëpriti dhe për të kanë shkruar disa nga tabloidet e njohura botërore si: DailyMail, Metro, Vanity Fair.

Nxitur nga ky sukses, së shpejti do të dalë në shitje prej tyre linja më e re “Beyonce”, me të njëjtën stil si krijimi i tyre i parë. Çmimet do të jenë nga më të ndryshmet dhe shumë shpejt persona nga e gjithë bota do të kenë mundësinë t’i blejnë online veshjet e kësaj linje.

“Do të dalë një linjë për Beyonce, afërsisht tek ky stili, do të rrimë në një thjeshtësi, do të ketë kosto të ndryshme dhe do të hapet online për të gjithë botën”, zbuloi Kujta në studion e emisionit “Shqipëria Live”.

Akademia Framesi rrëmben kupën e eventit ndërkombëtar

Në datat 16-17 shkurt, në qytetin e Lezhës u zhvillua show i parukerisë, një event ndërkombëtar me pjesëmarrje nga e gjithë bota.

Zhanret në të cilat u garua ishin: flokët, make-up, thonjtë, stilime flokësh.

Studentët e akademisë Framesi Albania, nën drejtimin e maestro Gazmend Ujkashi, një nga pedagogët më të mirë në botë sa i përket zhvillimit të talenteve të reja në fushën e parukerisë dhe make-up, me punën e tyre fantastike, fituan kupën e këtij eventi si akademia më e mirë në botë, për vitin 2020.

Ndër pjesëmarrësit në këtë event ishin akademi japoneze, turke, koreanojugore, finlandeze, spajolle, kosovare, argjentinase, braziliane etj.

1-vjetori i Zërit sjellë emocione të rralla në familjen e Elitës dhe Gjikos!

Djali i Elita Rudit dhe Gjikos feston sot ditëlindjen e parë. Nuk kishte se si për këtë moment special, mami Elita të mos bënte një urim në Intagram.

Ajo ka publikuar një video me të gjitha çastet e kaluara me të birin që nga lindja e deri në pushimet e fundit të kaluara në Itali.

“Urime ditëlindjen shpirt i shpirtit! Dashuria ndaj fëmijës tënd është e vetmja herë që ti e kupton që fjalët janë shumë të vogla dhe s’kanë vlerë të madhe për të shprehur dashurinë që ndjen brenda vetes!! Të don nana dhe babi sa më s’ka!! E paq shëndeti e dashurinë gjithë jetën! Urime Zëri jonë”, shkruan Elita.

Pak më pas, moderatorja ka publikuar edhe disa foto në Instastory nga festa e organizuar për të birin. Mami Elita ka menduar që gjithçka të jetë perfekte për të birin, nga dekori tek surprizat e përgatitura.

Ndërkohë Gjiko po ashtu ka zgjedhur të postojë disa imazhe të Zërit dhe bashkëshortes. Ndoshta fansat presin edhe një urim publik nga ai, i cili nuk dihet nëse do të jetë aq emocionues sa i Elitës.

Rihanna mbush 32-vjeç, por mbetet një adoleshente e përjetshme

Këngëtarja e njohur Rihanna vazhdon t’i ngjajë asaj të 16 viteve më parë. Ajo ruan ende freskinë e moshës kur Jay Z e zbuloi në ishujt Barbados.

Këngëtarja sot feston 32-vjetorin dhe linjat e saj janë po aq seksi sa në adoleshencë. E njohur si ‘Bad Girl’ në muzikë, Riri i përket shenjës së peshqve dhe kjo ditëlindje e ka gjetur në një datë speciale si: 20.02.2020.

Edhe pse sipas astrologëve, bazuar planeteve është momenti i duhur për t’u martuar, këngëtarja vazhdon të jetë single. Prej disa kohësh, ajo është ndarë me biznesmenin Hassan Jameel dhe ka hequr dorë nga muzika. Fansat mezi po presin një rikthim në skenë të ‘bishës së zezë’ dhe luten në rrjetet sociale, që të vijë sa më shpejt. Nuk na mbetet veçse të kryqëzojmë gishtat!

6 këshilla si të lahemi, kur kemi një lëkurë të ndjeshme.

Duket si veprimi më i thjeshtë dhe më i kënaqshëm në botë, por kur keni një lëkurë të ndjeshme, duhet të merrni masa, nëse doni ta shijoni momentin e relaksit dhe të pastërtisë.

Të futesh në dush është një kënaqësi e vërtëtë, por lëkurat e ndjeshme mund të mos ndihen kështu. Atëherë, mos e trajtoni këtë proces thjesht si detyrim. Po ju japim disa këshilla për ta bëjë këtë përvojë të këndshme dhe të mos ndieni në fund lëkurën e thatë dhe të irrituar

1- A e keni ujin në temperaturën e duhur? Në dimër kemi tendencën për ta bërë ujin më të ngrohtë, por nëse e teproni do të dëmtoni barrierën mbrojtëse. Temperartura ideale është ajo midis 28 dhe 30 gradë celsius.

2- Jeni të kënaqur?! Epo mos bini në tundim për ta zgjatur më shumë seç duhet këtë proces sado mirë që të jeni duke u ndierë, sepse mund të rrezikoni dehidratimin e lëkurës. 10 minuta dalin e teprojnë për të pasur një higjenë të mirë dhe për të shijuar relaksin që të jep të qenit poshtë ujit.

3- Mos përdorni çfarëdolloj shampoje supermarketi! Lëkurat e ndjeshme kërkojnë kujdes të veçantë.  Përdorni produkte hipoalergjike, specifike për këtë tip lëkure, pa kimikate dhe më mirë të formës vajore, sepse forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës. Gjithashtu, është e rëndësishme që të kenë pH fiziologjik të ngjashëm me atë të lëkurës.

4- Përpiquni të mos laheni më shumë se një herë në ditë! Nëse e bëni më shumë se një herë, herën e dytë përdorni vetëm ujë. As mos e ekzagjeroni me sasinë e produkteve pastruese; rreth 30 ml është më se e mjaftueshme për higjenën e gjithë trupit.

5- Shmangni përdorimin e sfungjerëve, sado të butë të jenë! Ata bëjnë një eksfolim të lehtë, i cili duke u përsëritur çdo ditë mund të jetë shumë i dëmshëm për lëkurat e ndjeshme. Përdorni duart, kështu do të shmangni cdo fërkim.

Për të njëjtën arsye, në mënyrë që fërkimi të mos acarojë barrierën mbrojtëse të lëkurës, thahuni me peshqir të butë dhe mos u fërkoni! Hiqeni lagështinë me prekje të buta!

6- Mos e kaloni hapin e fundit edhe nëse e keni me nxitim! Përfundojeni larjen duke vendosur krem hidratues specifik për lëkura të ndjeshme, për të rikuperuar lipidet dhe për të ruajtur butësinë dhe elasticitetin.

Pse nuk po të shkruan “ai”? Përgjigjen ta kthen një djalë

-Pse nuk më shkruan? Nuk e kuptoj?

-Çfarë gabimi kam bërë?

-Ç’po ndodh me jetën time, Ufff. Nuk e kuptoj?

Nëse ndonjëherë i keni bërë këto pyetje vetes, teksa rrini paksa si budallaqe me celular në dorë, duke pritur që “ai dikushi” t’ju shkruajë. Uluni dhe lexoni.

Ka disa arsye pse “ai”, nuk po ua kthen mesazhet, le t’i shohim bashkë.

Thjesht është i zënë

Mos e dëgjoni shoqen që u thotë gjithmonë “kush të do gjen kohë” e fraza të ngjashme si këto. Ka njerëz që punojnë dhe janë të zënë gjatë ditës, tregohuni të duruara.

Nuk ka ndonjë gjë për të të thënë

Burrat nuk e ndiejnë nevojën që të hyjnë në biseda të pafundme, ashtu si vajzat. Nëse nuk ka ndonjë gjë për të të thënë, ai nuk do të shkruajë.

Burrat nuk mund të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë

Ndryshe nga truri i grave, truri i burrave mund të përballojë vetëm një aktivitet në një moment të caktuar. Nëse një burrë sheh futboll, apo punon, truri i tyre do të jetë i fokusuar vetëm te ky aktivitet. Mos e merrni personale, thjesht, kështu janë burrat.

Nuk po thua asgjë interesante

E dimë që është e vërteta e thënë ashpër, por nëse një djalë nuk ju përgjigjet do të thotë se nuk po thoni asgjë interesante. Mos u trembni, kjo nuk do të thotë se nuk i pëlqeni thjesht nuk është i interesuar për temën në fjalë.

Thjesht nuk ka nerva

Ka raste për shembull, kur përtoni t’i shkruani mamit, ose nuk keni nerva? Po sigurisht që ka, por kjo nuk do të thotë se nuk e doni më mamin në jetën tuaj. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me djemtë. Kështu që merreni lehtë  dhe qetësohuni!

Bieta Sulo tregon si është të jesh një grua e zakonshme shqiptare

Edhe  gratë e ekranit janë të zakonshme. Moderatorja e ‘Ftesë në Pesë’, Bieta Sulo na e tregoi pa e pasur nevojë të bënim kërkime në website ‘lifestyle’ apo të prisnim fotot e paparacëve.

Një grua që kthehet në shtëpi në orën 19:00 nga një ditë e lodhshme pune  dhe i mbeten aq shumë gjera për të bërë sa nuk mjafton alfabeti i gjuhës shqipe për t’i renditur. Të gatuash darkën, të takosh fëmijët, nga ana tjetër bashkëshortin, të mendosh se çfarë do të bësh ditën tjetër në punë, të merresh me shtëpinë apo t’i mohosh vetes palestrën dhe shoqërinë…

‘Mbaron punën, në 7 në shtëpi, ç’të bësh më parë: a) të gatuash drekën, që të hash darkë, b) të takohesh me djalin dhe të luash me të, c) të prrallisësh me burrin për gjërat e ditës, ç) të vazhdosh postimet e punës në Instagram, d) të flasësh me gazetarët për ditën e nesërme të emisionit, dh) të vesh rrobat për të larë, e) të shkosh në palestër, se helbete të duhet trupi kur je ne tv, ë f g gj h i j … y) të shohësh një film, z) t’i bësh një tel prindërve se të kanë shkruar gjithë ditën, zh) janë nja 14 grupe shoqërore në wap që të kane shpallur në kërkim, … si përfundim unë sapo bëra a) & ç) Po ti? Ps.mesazhi i një gruaje të zakonshme shqiptare’, shkruan Bieta përkrah videos në Instagram.

Ufff! Vetëm sa nisëm të mendojmë disa prej tyre, u lodhëm!

Ndërkohë moderatorja ka zgjedhur të gatuajë darkën për bashkëshortin Alban Dudushi duke mos pritur më gjatë për të tjerat. Ju filloni të mendoni çfarë do të bëni mbrëmjen e sotme…

Pse gratë nuk e mbështesin njëra-tjetrën në punë

Shpesh gratë shndërrohen në shënjestër të njëra-tjetrës, kjo pasi ndjehen të rrezikuara dhe të pasigurta. Frika e tyre më e madhe është se ndonjë grua tjetër mund të zerë vendin e tyre të punës. Ndaj dhe shpesh herë krijohet një ambient toksik, ku gratë në vend që të punojnë me njëra-tjetrën punojnë kundër njëra tjetrës.

Nga ana tjetër edhe maskilizmi toksik, mund të luajë rol në këtë sjellje të grave. Zoë Share, Drejtoreshë ekzekutive e Schmooz Media thotë se gratë, që abuzojnë dhe tallin gratë e tjera, kanë vështirësi në luftën e tyre për të fituar fuqi dhe respekt. Për to nuk ekziston koncepti i mbështetjes dhe vlerësimit për gratë e tjera, për to një grua tjetër e vlerësuar do të thotë se ato do të vlerësohen më pak.

Randi Braun, themeluese  e Something Major thotë se kur gratë ndjehen inferiore në vendin e punës, ato mund të bëhen edhe mizore.

Jennifer Hancock, themeluese e Humanist Learning Systems  u shpreh: ” Një shef që tallet me punonjësit, mund të bëjë që vetë punonjësit të tallen me njëri-tjetrin, thjesht për t’i rënë në sy.”

Si ta përballosh

Të gjithë, pavarësisht gjinisë meritojnë në punojnë në një ambient të sigurt, të shëndetshëm dhe inkurajues. Në fakt shumë punonjës tregojnë histori, se si janë të detyruar të durojnë situata të ndryshme në një punë të caktuar, pasi mund t’i rrezikohet vendi i punës.

Gratë të cilat vihen në lojë nga gratë që drejtojnë në punë shpesh mund të përjetojnë ankth, stres, si dhe pasiguri në lidhje me aftësitë e tyre. Gjendja bëhet më e vështirë, duke qenë se në përballjen me hierarkinë edhe punonjësit e tjerë heshtin, pasi një fjalë në të tilla raste mund të kushtojë vendin e punës.

Një nga mënyrat më të efektshme për  t’u përballur në raste të tilla është mbledhja e provave.  Nëse jeni duke përjetuar një situatë të tillë filloni të mblidhni prova në lidhje me incidentet. Sigurohuni që të gjitha provat t’i mbani me kujdes diku. Kujdes, jo në kompjuterin e punës! Pas kësaj ballafaqojeni personin që ju torturon në punë me faktet. Kaq ishte!