Horoskopi kelt

Cila kafshë korrespondon me datën tuaj të lindjes?

Është një sistem antik që ka shumë pak referenca. Ashtu si dhe horoskopët e tjerë është një mënyrë për të shpjeguar botën dhe marrëdhëniet e njeriut me natyrën.

Ndryshimi midis horoskopit kelt dhe atij që ndjekim zakonisht është se karakteristikat me të cilat mund të përshkruajmë një person, nuk kërkohen në sistemit diellor, por në mbretërinë e kafshëve. Ato pak dokumenta të ardhura nga komuniteti kelt, që janë mundur të përkthehen, i lidhin njerëzit me karakteristikat e kafshëve, të ndara në 13 specie.

Dreri – 24 dhjetor deri në 20 janar

Është një shenjë fisnike, me ideale dhe durim. Rezulton të ketë sukses, sepse është këmbëngulës, i pavarur dhe krenar. Përvec kësaj, është punëtor i palodhshëm dhe kërkues i drejtësisë. Me raste duket prepotent, veçse nuk është një tipar personaliteti, por një mënyrë për të maskuar ndjenjat që nuk dëshiron t’i shfaqë.

Macja – 21 janar deri në 17 shkurt

Njëjtë si kafsha që i përfaqëson, të lindurit nën shenjën e maces janë të shpejtë dhe të mprehtë. Kanë një shqisë të gjashtë dhe me raste është e vështirë të njohësh aspiratat e vërteta të tyre. Janë njerëz të pazakontë, origjinal dhe me shumë talent artistik. Ju duhet një hapësirë në vetmi për t’i analizuar dhe vëzhguar.

Gjarpri – 18 shkurt deri në 17 mars

Është mendjeftohtë (mendjemadh) dhe i shqetësuar. Ka një ndjeshmëri të pafund për të zbuluar mistere dhe kuriozitete. Janë njerëz bindës, sepse dinë të komunikojnë shumë mirë. Mund të jenë aq të paparashikueshëm, aq sa të shqetësojnë njerëzit që kanë përkrahë. Ata nuk janë shumë të dhënë për të zgjidhur problemet në mënyrë tjetër, përveç asaj që kanë menduar.

Dhelpra – 18 mars deri në 14 prill

Dhelpra është dinake dhe karizmatike, është e lehtë ta shohësh atë të rrethuar me njerëz. Dijnë të tregojnë shumë mirë histori dhe anekdota. Edhe pse në fillim mund të duket e pamundur të jesh miku i tyre, me kalimin e kohës është diçka që mund ta arrish. Dhe duke e bërë këtë, do të keni një mik besnik për gjithë jetën. Është shpirti i festës dhe e gjen gjithmonë kohën për të bërë shaka e për të krijuar një plan të mirë.

Demi – 15 prill deri në 12 maj

Është një nga kafshët që zotëron më shumë stabilitet. Shoqërusi ideal i momenteve të këqija. Është i ndershëm, i sinqertë dhe i qetë. Është mjaft kokëfortë, dhe hezitues në shkëmbimin e opinioneve. Karakteri i tij shpesh duket i ashpër, por ai është një person i besueshëm dhe shumë i rezervuar.

Kali i detit – 13 maj deri në 9 qershor

Është fleksibel dhe krijues, i aftë të kalërojë në shumë dete dhe këneta. Arsyetimi akut është disi më i vështirë, por çdo lloj mendimi tjetër, veçanërisht ai matematik, është i shkëlqyer. I pëlqen ta duan dhe të dojë.

Sorra – 10 qershor deri në 7 korrik

Mos u gaboni nga përshtypjet e para. Sorra është një kafshë e mprehtë, e hapur dhe e predispozuar. I pëlqen të kujdeset dhe të mbrojë, dhe janë në gjendje të qëndrojnë të kthjellët e në qetësi  edhe në situatat më të këqija. Pavarsisht konotacioneve negative që ata kanë në kulturën tonë, janë kafshë të ndershme, me një sens të lartë të moralit dhe përgjegjësisë.

Kali – 8 korrik deri në 4 gusht

Kali është gjithmonë magjepsës, pavarësisht konkurencës së tij të pafund. Janë persona që ruajnë një talent të veçantë, çka u jep atyre siguri. Të rrezikshëm, strateg dhe kërkojnë të jenë udhëheqës në çdo fushë. Gjithmonë merr më të mirën nga ngjarjet e këqija, ajo që nuk e vret e bën atë më të fortë.

Salmoni – 5 gusht deri në 1 shtator

Ashtu si salmoni është i zhytur në det, edhe personi i lindur nën këtë shenjë është meditues dhe i qetë. Ka shumë intuitë dhe shumë botë të brendshme, të cilën e ushqen vazhdimisht. Është vetmitar dhe e vështirë për ta ndjekur, por me ide brilante dhe që veçohen nga të tjerët.

Mjellma – 2 deri në 29 shtator

Janë persona me shumë zhvillim personal, me ide të avancuara dhe një stil karakteristik. Bukuria i çmend, dhe gjithçka tjetër që i rrethonë gjithashtu. Është një person pasionant, pak i ftohtë dhe shumë elokuent. Është detajist dhe shumë pasionant kur bie në dashuri.

Flutura – 30 shtator deri në 27 tetor

Është shenja që personifikon ngjyrat dhe lirinë, por në mënyrë kalimtare. Ai është një person që zakonisht nuk është vetëm, por është i pavarur. Janë ëndërrimtar, të gëzuar dhe me një personalitet magjepsës. Janë bashkëpunues dhe nëse do të të duhet ndihmë, do të jenë aty. Karakteristika e fluturave është se gjejnë gjithmonë diçka positive për të theksuar.

Ujku – 28 tetor deri në 24 nëntor

Ata janë të durueshëm dhe këmbëngulës, nëse kanë një qëllim të caktuar. Pak kafshë janë kaq trima dhe të guximshëm sa ujku. Janë heronj nga natyra dhe shoqërues betejash shumë të mirë. Zakonisht, dallohen për ndjenjën e jashtëzakonshme të detyrës. Në marrëdhëniet në çift, ata largohen nga angazhimet dhe preferojnë vetminë.

Skifteri – 25 nëntor deri në 23 dhjetor

Kur dëshiron diçka, asgjë dhe askush nuk mundet ta ndalojë. E njëjta gjë ndodh kur nuk ndien interes, do të fluturojë aq larg, sa do ta jetë e pamundur të takohesh me të. I pëlqen dija, filozofia dhe thelbi i ndjenjave. Janë mësues të mirë dhe persona të përkushtuar në punën e tyre. Mendjehapur dhe me besime shumë të forta.

Recommended Posts